Bota
Gjermania mendon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Plani, nëse implementohet, do të aplikohet sipas saj edhe te të gjithë azilkërkuesit e rritur dhe refugjatët
Partia e Angela Merkelit, Unioni Kristian-Demokrat po shqyrton idenë e një forme të re shërbimi kombëtar të detyrueshëm në Gjermani, për të gjithë të rinjtë dhe emigrantët.
Për më shumë se 50 vite, të gjithë burrat gjermanë ishin të detyruar të kalonin një vit në ushtri, pas përfundimit të shkollës. Ata që nuk mundeshin, ose nuk donin, do të kalonin një vit si vullnetarë në shërbim të komunitetit, shkruan “TCH”.
Programi u abrogua në vitin 2011, por besimi se të rinjtë duhet t’i dedikojnë një vit shërbimit kombëtar dominon në shumë qarqe konservatore, përcjell albinfo.ch.
Tani, lidershipi i CDU-së, që tenton të ribashkojë partinë rreth vlerave tradicionale, po e rishikon konceptin. Annegret Kramp-Karrenbauer, Sekretare e Përgjithshme e CDU-së, sugjeroi më herët këtë muaj se të gjithë djemtë dhe vajzat e reja duhet të kryenin vitin e detyrueshëm të shërbimit.
Plani, nëse implementohet, do të aplikohet sipas saj edhe te të gjithë azilkërkuesit e rritur dhe refugjatët.
Sipas programit, shumë të rinj do t’iu bashkoheshin ushtrisë, shërbimeve zjarrfikëse apo do të ndihmonin në raste katastrofash. CDU-ja shpreson që të tjerë të zgjedhin të punojnë vullnetarë, si punonjës kujdesi, duke ndihmuar edhe në zgjidhjen e problemit kronik të mungesës së stafit në shtëpitë e kujdesit dhe streha të moshuarish.
Propozimi vjen pasi Kramp-Karrenbauer, mes favoriteve për të pasuar Merkelin si shefe e partisë, zhvilloi një tur konsultimi me bazën e partisë, duke mbledhur ide për një program të ri që do të prezantohet në konferencën e ardhshme të partisë, në dhjetor.
Sidoqoftë, socialdemokratët nuk janë dukur fort entuziastë në këtë pikë dhe i kanë cilësuar planet si populiste. Projekti nuk ka as mbështetjen e “të gjelbërve” apo partisë liberale “Demokratët e lirë”. Vetëm “Alternativa për Gjermaninë” e ekstremit të djathtë mbështet idenë e rikthimit të shërbimit ushtarak.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit