Bota
Gjermania, me suficit rekord në vitin 2016
Gjermania ka arritur një suficit buxhetor rekord në vitin 2016 në vlerë prej 23.7 miliardë eurosh, sipas Zyrës së Statistikave "Destatis", përcjell albinfo.ch.
Vetëm qeveria federale ka krijuar një suficit 7.7 miliardë euro.
“Destatis” vuri në dukje se suficiti vitin e kaluar ishte më i madh që prej bashkimit të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore në vitin 1990. Për të tretin vit radhazi buxheti i vendit është në plus.
Teprica është e barabartë me 0.8 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Gjermanisë. Muajin e kaluar, zyra statistikore ka llogaritur një suficit prej 0.6 për qind. Kjo shpjegohet nga rritja e fortë ekonomike dhe papunësia e ulët.
Shuma e tepricës gjermane ka qenë prej kohësh “mollë sherri” mes Gjermanisë dhe aleatëve të saj në Bashkimin Evropian që do të donin që Berlini të shpenzonte më shumë në infrastrukturë apo investime jashtë vendit, duke shpresuar për të ringjallur ekonominë e Eurozonës dhe për të ndihmuar vendet me vështirësi financiare.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’