Kosova

Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës

Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Mbi 44 mijë prej tyre jetojnë në Gjermani.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar këtë të enjte se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Votimin do të mund ta bëjnë me postë nga 9 janari, ose në përfaqësitë diplomatike të Kosovës vetëm, më 8 shkurt.

Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar sipas kësaj mënyre, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës, por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund t’i gjejnë në faqen e KQZ-së. 

KQZ po ashtu ka dhënë edhe udhëzime se di duhet të votohet:

Ja si mund të votoni nga jashtë!