Zhvillim
Gjermania, mbështetje Shqipërisë në energjetikë dhe bujqësi
Ministri gjerman i Bujqësisë Christian Schmidt u shpreh të premten në Tiranë për mbështetjen e studimeve në fushën e bioteknologjisë, ndërkohë që KfW ka zyrtarizuar finacimin për linjën energjetike shqiptaro- maqedonase
Që nga fillimi i viteve ’90-të qeveria gjermane ka pasur një sërë projektesh bashkëpunimi në sektorin e Bujqësisë në kuadër të programit të zhvilimit teknik dhe financiar GTZ, që tani quhet GIZ. Projektet kanë pasur në fokus dy aspekte të rëndësishme modernizimin e saj dhe forcimin e shoqërizimit në menaxhimin e aktivitetit bujqësor. Por ky bashkëpunim është parë dhe në një këndvështrim tjetër gjatë qëndrimit në Tiranë të enjten dhe të premten (17 dhe 18.11.2016) të Ministrit Federal të Bujqësisë, Christian Schmidt. Në vijim vizitës që zhvilloi në Prishtinë, Schmidt veç takimeve të kortezisë, që ka pasur me homologun e tij Edmond Panariti dhe me kryeministrin Edi Rama, ka vizituar dhe ka kontaktuar me pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor në Kamëz, rreth 9 km larg qytetit të Tiranës.
Ministri Schmidt: mbështesim studimet në bioteknologji
Drejtuesit e Universiteit Bujqësor, qendra kryesore kërkimore dhe edukative e këtij sektori, e kanë vlerësuar vizitën e parë të një zyrtari të lartë nga qeveria gjermane. Rektori, Bari Musabelliu, ishte i drejtëpërdrejtë kur e evidentoi këtë fakt, duke u shprehur se për universitete të tjera shqiptare ka pasur gjatë viteve të tranzicionit mbështetje nga Gjermania, shkruan deutschewelle.de. Ai e orientoi kërkesën për ministrin federal Schmidt në fushën e kërkimit shkencor.
Ministri Schmidt tha, se Gjermania është e gatshme të kontribuojë dhe konkretisht në bashkëpunim dhe me Ministinë e Bujqësisë së Shqipërisë “duhet të bëhen projekte, ku Gjermania do të jetë e gatshme t’i mbështesë ato për të përfituar fonde nga Bashkimi Evropian”. Ai u kërkoi drejtuesve të universitetit, që të orientojnë studentët, studimet dhe kërkimet shkencore në sfera më të gjera, “pasi siç dihet, edhe tokës i shterrojnë në një moment resurset e veta dhe në këtë rast, bioteknologjia është puna më e mirë që mund të bëhet”.
E premtja (18.11.2016) ka shënuar dhe një ngjarje tjetër në bashkëpunimin mes dy vendeve, pasi në Tiranë është finalizuar akordi për mbështetjen e linjës së interkonjuksionit 400 kilovolt në sistemin energjetik shqiptaro-maqedonas.
Për ta jetësuar këtë investim Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë, OST, dhe Banka Gjermane për Zhvillim, KfW zyrtarizuan marrëveshjen e huasë dhe financimit në një vlerë totale prej 64 milionë eurosh që do të nevojiten për ndërtimin e kësaj linje. Sipas termave të kontratës huaja me interesa të buta prej 50 milionë eurosh e KfW-së akordohet në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim gjermano-shqiptar, kurse pjesa tjetër që është falas prej 14 milionë eurosh jepet nga ana e BE-së, si pjesë e Instrumentit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Pjesë e investimit është dhe një fond prej OST 6 milionë eurosh që do të akordohet nga vetë OST-ja.
Me ndihmën gjermane, sigurohet integrimi i Shqipërisë në rrjetin rajonal energjetik
Nga aplikimi i këtij projekti mbështetës strategjik për energjetikën do të arrihet ndërlidhja e parë mes dy shteteve fqinje, duke mundësuar dhe shkëmbimin direkt të energjisë elektrike midis dy sistemeve të tyre elektrike.
Sipas ekspertëve ky projekt do të përmirësojë integrimin e Shqipërisë në sistemin rajonal të energjisë elektrike dhe do të forcojë lidhjet e voltazhit të lartë midis lindjes dhe perëndimit duke mbyllur unazën 400 kV me Greqinë.
Sektori energjetik është një nga prioritetet e kooperimit financiar mes dy vendeve, ku qeveria gjermane ka angazhuar më shumë se 270 milionë euro që nga viti 1998. Banka Gjermane për Zhvillim siguron financime për një gamë të gjërë projektesh, duke perfshirë këtu linjën e transmetimit 400 KV midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, linjën e transmetimit 400 KV midis Shqipërisë dhe Kosovës, linjën unazore 110 kV në jug të Shqipërisë, masa të lidhura me eficencën e energjisë në ndërtesat publike, rehabilitim efiçent nga ana e energjisë të konvikteve studentore të Qytetit Studenti I dhe II.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik