Shqiperia
Gjermania mbështet të rinjtë në Shqipëri
Shteti gjerman mbështet të rinjtë shqiptarë në rrugën e tyre drejt një të ardhmeje të suksesshme profesionale në vendin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Për këtë qëllim „Regional Challenge Fund“ vë në dispozicion 2.4 milionë euro nga fondet e Qeverisë Federale nëpërmjet KfW-së për të mbështetur gjashtë konsorciume për trajnimin profesional të të rinjve në Shqipëri, të cilët në një thirrje të parë ishin në gjendje të bindin jurinë me projektet e tyre.
Judith Hoffmann, përgjegjëse për Bashkëpunimin për Zhvillim në Ambasadën Gjermane në Tiranë, u shpreh: “Në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar me Shqipërinë, Qeveria Federale e Gjermanisë po i kushton vëmendje të veçantë fushës së formimit profesional dhe rritjes së qëndrueshme të vendeve të punës. Situata në vendet e Ballkanit Perëndimor është paradoksale: nga njëra anë, papunësia e të rinjve është e lartë. Nga ana tjetër, ka një kërkesë në rritje për punëtorë të kualifikuar. Një faktor kryesor për këtë mosbalacë ndërmjet kërkesës dhe ofertës në tregun e punës janë sistemet arsimore, të cilat nuk janë përshtatur ende mjaftueshëm me nevojat e një sektori privat në zhvillim”.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026