Fotolajmi
Gjermania, masa shtesë për dëbimin më të shpejtë të emigrantëve
Nën masat e miratuara, autoritetet gjermane në të ardhmen do të kenë të drejtë të inspektojnë telefonat celularë të azilkërkuesve të sapoardhur, të cilët mund të mbahen më gjatë në qendrat e dëbimit
Qeveria gjermane ka miratuar një paketë masash që duhen të përshpejtojnë dhe të thjeshtojnë procesin e dëbimit të azilkërkuesve të refuzuar dhe për të lehtësuar procesin e përcaktimit të statusit të emigrantëve.
Nën masat e miratuara, autoritetet gjermane në të ardhmen do të kenë të drejtë të inspektojnë telefonat celularë të azilkërkuesve të sapoardhur, të cilët mund të mbahen më gjatë në qendrat e dëbimit.
Shërbimet e sigurimit tani më lehtë mund të fillojnë një procedurë për ndjekjen dhe monitorimin e kërkuesve të azilit të dyshuar dhe aplikantët e refuzuar që do të deportohen direkt nga qendrat e strehimit pa pasur një shans për të lëvizur nëpër Gjermani.
Këtë veprim nga qeveria gjermane në fundjavë e ka bërë publik kreu i kabinetit të kancelares Angela Merkel, Peter Altmajer, i cili njoftoi numrin rekord të kërkuesve të dëbuar të azilit në vitin 2017, shkruan albinfo.ch.
Pakoja e re e masave për deportimin e azilkërkuesve të refuzuar nga organizatat joqeveritare është quajtur “brutalitet në procesit deportimit”. Ato publikisht kanë kundërshtuar dëbimin e refugjatëve në të ashtuqujaturat “shtete të pasigurta”, të tilla si Afganistani, ku në ditët e fundit janë deportuar qindra emigrantë.
Kundër planit është partia e majtë, sipas të cilës, inspektimi i telefonave celularë është cenim i intimitetit.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë