CH-Ballkani
Gjermania, marrëveshje për t’i kthyer azilkërkuesit në Greqi
Berlini ende po kërkon të arrijë një kompromis të ngjashëm me Italinë
Ministria e Brendshme gjermane ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje që do të lejojë që ajo të kthejë azilkërkuesit në Greqi.
Kancelarja Angela Merkel dhe Pedro Sanchez i Spanjës u pajtuan për një kompromis të ngjashëm javën e kaluar.
Gjermania po kërkon të arrijë një numër marrëveshjesh me vendet e Evropës Jugore, të cilat do të binin dakord që qeveria federale të kthente emigrantët që kanë paraqitur një kërkesë azili në një vend tjetër, shkruan ‘Scan’.
Çfarë është kompromisi gjermano-grek?
Athina do të pranojë të marrë përsëri të gjithë azilkërkuesit të cilët fillimisht aplikuan në Greqi, por përfundimisht u zhvendosën në Gjermani, duke kaluar nëpër kufirin gjermano-austriak. Mbetet e paqartë se çfarë do të marrë Greqia në këmbim. Megjithatë, në një marrëveshje të ngjashme me Spanjën, Berlini premtoi të ndihmonte në frenimin e numrit të emigrantëve që kalojnë Mesdheun nga Maroku, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja nuk do të prekë shumë refugjatë. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane bëhet fjalë për vetëm 150 emigrantë që kanë aplikuar për azil diku gjetkë, të cilët hynë në Gjermani përmes Austrisë që nga mesi i qershorit. Emigrantët e një krize qeveritare: vargu i marrëveshjeve bilaterale të Gjermanisë me shtetet e Evropës jugore vijnë pas kompromisit të kancelares Angela Merkel me ministrin e saj të Brendshëm, Horst Seehofer, që mbylli një javë me diskutime i cili ‘kërcënonte’ të ndante koalicionin qeverisës.
Seehofer fillimisht kërcënoi të mbyllte kufirin jugor të Gjermanisë për të ndalur rrjedhën e emigrantëve në vend përpara se të lejonte Merkelin të përpiqej të bënte marrëveshjet e saj me shtetet mesdhetare.
Gjithashtu, Berlini ende po kërkon të arrijë një kompromis të ngjashëm me Italinë. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ka thënë se negociatat janë shumë të avancuara, ndonëse ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, i cili kryeson partinë e Ligës anti-emigrante, mund të mos jetë në gjendje të bëjë kompromis. Merkel tregoi javën e kaluar se do të ishte e gatshme të udhëtonte në Itali për të negociuar nëse do të ishte e nevojshme.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër Pagat e shtetasve zviceranë janë statistikisht më të larta se ato të shtetasve të huaj, tregon...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira