Lajme
Gjermania lanson kartelë të veçantë për emigrantë
Gjermania të premten i ka hapur rrugë futjes së një kartele debiti të veçantë që kufizon se si dhe ku mund të shpenzojnë azilkërkuesit paratë që marrin, një kthesë drejt një politike më të rreptë për emigrantët, përcjell albinfo.ch.
Tri grupet parlamentare të qeverisë së koalicionit të kancelarit Olaf Scholz kanë rënë dakord për projektligjin që do të shkojë për votim në Dhomën e Ulët të Parlamentit, pasi të Gjelbrit e mbështetën draftin pas disa muaj negociatash.
Shtetet federale të Gjermanisë, disa prej të cilave kanë prezantuar kartela të tilla në mënyrë të pavarur, nxitën legjislacionin në nivel kombëtar.
Kartela, e krijuar për të kontrolluar fondet e azilkërkuesve dhe për të parandaluar transferimin e parave jashtë vendit, është diskutuar prej kohësh si një mënyrë për të reduktuar shpenzimet e parave, të cilat partia që është pjesë e koalicionit qeverisës, Demokratët e Lirë (FDP), besojnë se motivojnë emigrantët të vijnë në Gjermani.
Kancelari Scholz dhe partia e tij socialdemokratët (SPD) po përpiqen të reduktojnë numrin e azilkërkuesve, në mënyrë që të ulin mbështetjen e votuesve për Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve