Lajme
Gjermania kufizon çmimet e gazit për kompanitë dhe familjet
Qeveria gjermane ka rënë dakord në parim të vendosë një kufi të çmimit të gazit për rreth 25 mijë kompani të mëdha industriale nga 1 janari 2023.
Lajmi u bë me dije nga Ministria e Ekonomisë, pasi një komision ekspertësh prezantoi propozimet e tij në Berlin.
Ministria deklaroi se qeveria do të bëjë disa rregullime teknike në lidhje me propozimin fillestar të komisionit dhe se do të kufizojë çmimin e gazit në shtatë centë euro për kilovat orë për 70 për qind të konsumit të kompanive të regjistruara në vitin 2021.
Në mënyrë që kompanitë të ushtrojnë të drejtën e përdorimit të kësaj mase, komisioni përcaktoi disa kushte, duke përfshirë detyrimin për të ruajtur 90 për qind të vendeve të punës brenda një periudhe njëvjeçare dhe për të mirëmbajtur impiantet ekzistuese në Gjermani.
Komisioni propozoi gjithashtu që çmimi i gazit për familjet të kufizohet në 12 centë euro për kilovat-orë për 80 për qind të konsumit bazë të familjeve nga marsi 2023 deri të paktën në fund të prillit 2024.
Gjithashtu, ndihma e njëhershme për familjet në shumën e faturës njëmujore të gazit duhet të paguhet deri më 20 dhjetor të këtij viti, theksoi komisioni në raportin e tij prej 34 faqesh./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane