Lajme
Gjermania konfirmon se ka vaksina të mjaftueshme për dozat përforcuese
Ministria gjermane e Shëndetësisë theksoi se vaksinat e prodhuara nga kompanitë ‘BioNTech’ dhe ‘Moderna’ janë të sigurta, efektive dhe po aq të përshtatshme për t’u përdorur si vaksina përforcuese.
Një letër e fundit nga Ministria e Shëndetësisë drejtuar shteteve federale shkaktoi kritika lidhur me mbrojtjen e përdorimit të zgjeruar të vaksinës Moderna, me qellimin për të shmangur grumbullimin e dozave, të cilat duhet të përdoren përpara datës së skadencës, të tremujorit të parë të 2022-ës.
Gjithashtu, vendimi për vendosjen e kufijve për prodhimin e numrit të dozave të vaksinës BioNTech nxiti kritika nga i gjithë spektri politik. BioNTech është një kompani gjermane, që prodhon vaksina kundër Covid-19 në bashkëpunim me Pfizer.
Ministria e Shëndetësisë tha se “50 milionë doza të të dyja vaksinave do të jenë të disponueshme deri në fund të vitit si doza të para, të dyta dhe përforcuese. Ka vaksina mjaftueshëm për të gjithë”, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu sipas deklaratës së Ministrisë, rreth 9 milionë doza të vaksinës BioNTech do të jenë të disponueshme në afat të shkurtër dhe 15 milionë doza të tjera deri në fund të vitit. Përveç kësaj, 26 milionë doza të vaksinës Moderna do të jenë të disponueshme për përdorim si vaksina përforcuese deri në fund të vitit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve