Lajme
Gjermania këtë javë nis diskutimet për largimin e masave të izolimit
Merkeli dhe guvernatorët e 16 republikave pritet t’i marrin rekomandimet për lehtësimin e mundshëm të masave.
Gjermania duket se po e përballon mirë menaxhimin e situatës së koronavirusit, prandaj po pëgatitet për largimin e një pjese të kufizimeve që janë marrë kundër përhapjes së koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Sot, Merkeli dhe guvernatorët e 16 republikave pritet t’i marrin rekomandimet nga Akademia Kombëtare e Shkencave, për të cilat kancelarja ka thënë se do të peshojnë shumë në vlerësimin për lehtësimin e mundshëm të masave.
Po ashtu, kancelarja Merkel të martën do të diskutojë me kabinetin qeveritar në lidhje me rekomandimet e Akademisë së Shkencave. Të mërkurën ajo do të mbajë një video-konferencë me guvernatorët e republikave për të diskutuar për mënyrën e largimit të mundshëm të masave të izolimit dhe trajtimin e recesionit që pritet të shkaktohet nga kjo situatë.
Këta hapa po shqyrtohen në kohën kur në Gjermani ka filluar të zvogëlohet numri i infektimeve dhe viktimave të reja në periudha njëditore, duke i mundësuar vendit gjendje më stabile se në Itali, Spanjë dhe Francë, shkruan “The Guardian”.
Nga ana tjetër, ekonomia gjermane, e varur nga eksporti, është goditur rëndë nga pandemia dhe pritet të tkurret për 9.8 për qind gjatë çerekut të dytë të këtij viti. Kjo është rënia më e madhe që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 1970 dhe dyfish më shumë se në kohën e krizës financiare globale më 2009.
Kancelarja Merkel të martën do të diskutojë me kabinetin qeveritar në lidhje me rekomandimet e Akademisë së Shkencave. Të mërkurën ajo do të mbajë një video-konferencë me guvernatorët e republikave për të diskutuar për mënyrën e largimit të mundshëm të masave të izolimit dhe trajtimin e recesionit që pritet të shkaktohet nga kjo situatë.
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin