Bota
Gjermania kërkon të heq dorë nga misonet e jashtme paqeruajtëse, të fokusohet kundër Rusisë
Ministrja e mbrojtjes Ursula von der Leyen (CDU) kërkon largimin e trupave gjermane nga fokusi i tyre në misionet e jashtme: Kosovë dhe Afganistan. Në vend të kësaj ushtria duhet të përqendrohet në misionet e brendshme.
Ushtria gjermane duhet të rikonstruktohet. Misionet e huaja si në Afganistan dhe Kosovë duhet të braktisen. Kjo del nga një dokument politikash me titull “Koncepti i Mbrojtjes Kombëtare”, të cilin e disponon “Süddeutsche Zeitung”.
Politika gjermane e ushtrisë u ndryshua pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, me pjesëmarrje në misionet paqeruajtëse si në Kosovë dhe Afganistan. Megjithatë kohëve të fundit është shfaqur kërcënimi rus në Ukrainën lindore dhe pas aneksimit të Krimesë (2014) dhe sulmeve kibernetike, Gjermania kërkon të ndryshojë kahjen e ushtrisë së saj. Sidomos BE-ja baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania ndihen të kërcënuar nga fqinji i madh në lindje.
Por këto masa që parashihen nga partitë e djathta gjermane, po hasin në kundërshtime nga partia qeveritare SPD. Opozitarja Die Linke bile thekson se qeveria gjen para për teknikët e “vdekjes” por jo edhe për “shëndetësinë” dhe “arsimimin”.
Për këtë vit janë parashikuar 38.5 miliardë euro për buxhetin e ushtrisë, për vitin e ardhshëm 41.5 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik