Integrimi
Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar
Për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar në Gjermani, Agjencia Federale e Punësimit kërkon kandidatë të përshtatshëm edhe nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së
Deri tani në Gjermani janë kërkuar vetëm infermierë dhe kujdestarë për të moshuarit.
Por sipas gazetës “Welt“ Agjencia Federale e Punësimit dhe Ministria e Ekonomisë kanë përpiluar një listë me 18 grupe profesionesh, për të cilët ka shumë nevojë dhe mungesa në Gjermani.
Sic transmeton DW, kjo listë, që quhet “lista pozitive” përmban dhe shumë profesione teknike, mes tyre elektricistë për sipërmarrje industriale, teknikë automatizimi, mekatronikë apo teknikë të teknologjisë së ftohjes dhe të ngrirjes.
Hapja e tregut të punës për këto profesione për qytetarë nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së u bë e mundur nga një rregullore e re për punësimin, që është në fuqi nga 1 korriku 2013.
Kjo u lejon atyre që kanë përfunduar shkolla profesionale që të kandidojnë për vende të lira pune në ato profesione ku në Gjermani ka mungesë punëtorësh të kualifikuar.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër