Integrimi
Gjermania kërkon ekspertë të huaj
Vetëm një e katërta e studentëve të huaj mbeten në Gjermani pas përfundimit të studimeve. Autoritetet gjermane tani duhet të gjejnë rrugë për ndryshimin e këtyre praktikave
Në ekonominë gjermane mungojnë aktualisht rreth 50 mijë ekspertë të matematikës, informatikës, shkencave natyrore dhe teknikës (në të ashtuquajturin MINT). Nevojat e ardhshme nuk do të mund të mbulohen vetëm me studentë nga Gjermania.
Ndaj shkollat e larta dhe punëdhënësit duan që me një aksion propagandistik të përfitojnë studentë nga vendet e jashtme që të vijnë në Gjermani, shkruan gazeta “Süddeutsche Zeitung” (SZ).
Forumi kombëtar gjerman i MINT, i përbërë nga ekonomia dhe shkenca, do të mbajë të enjten një kongres në Berlin, ku federata dhe landet e Gjermanisë do të mbështesin ardhjen e studentëve të kualifikuar nga mbarë bota.
“Mirëqenia e tërë vendit është në pikëpyetje”, citohet të ketë deklaruar në apelin e saj dramatik, Ellen Walther-Klaus, koordinatore e Forumit MINT.
Forumi parashikon një fushatë të fuqishme në gjithë Gjermaninë. Të dhënat do të bëhen publike edhe në një portal online. Për ata që duan të vazhdojnë studimet në Gjermani do të ketë edhe një bursë. Është i mundshëm edhe krijimi i një fondi nga mjetet financiare të shtetit dhe nga ato private.
Nga universitetet do të kërkohet që të përmirësojnë kujdesin ndaj këtyre grupeve, shkruan gazeta SZ, trasnmeton DW. Kongresi do të mbështesë Qendrat për Publik Ndërkombëtar dhe krijimin e një kampi për fuqizimin e politikës “mirë se ardhëse”.
Ekspertët kujtojnë edhe një studim, sipas së cilit vetëm një e katërta e studentëve të huaj mbeten në Gjermani pas përfundimit të studimeve. Autoritetet gjermane tani duhet të gjejnë rrugë për ndryshimin e këtyre praktikave.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim