Lajme
Gjermania ka nën kontroll koronavirusin, mbi 177 mijë të shëruar
Të dhënat e fundit nga autoritetet gjermane
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja, transmeton albinfo.ch.
Së fundi, Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se javën e fundit në Gjermani janë shënuar shumë pak të vdekur nga koronavirusi.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore gjermane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, 177.500 persona janë shëruar plotësisht, shkruan albinfo.ch.
Deri më tani është bërë testimi i 5.412,655 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Gjermani.
Sipas statistikave, deri më tani ka pasur 194,689 persona të infektuar me COVID-19 dhe se infektimet ende po vazhdojnë të jenë të pranishme në këtë shtet.
Kujtojmë se Gjermania është shpallur vendi i dytë në botë më i sigurt nga koronavirusi. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën