Bota
Gjermania ka humbur mbi 30 miliardë euro nga manipulimet financiare
Shumica e parave ishte e humbur për shkak të bankave dhe brokerëve nga praktikat që bankat gjermane marrin aksione nga investitorët para se të paguajnë dividentin
Shteti gjerman në 16 vjetët e fundit ka humbur pothuajse 32 miliardë euro për shkak të manipulimeve nga bankierët dhe ndërmjetësit, evazioni fiskal dhe deklarata të rrejshme tatimore, sipas raportit të profesorit në Universitetin e Mannheim, Christoph Shpengel.
Gazeta “Zeit” pohon se shumica e parave ishte e humbur për shkak të bankave dhe brokerëve nga praktikat që bankat gjermane marrin aksione nga investitorët para se të paguajnë dividentin, duke shfrytëzuar mundësinë ligjore nga mostaksat, prandaj edhe trajtohen si kompani vendëse që janë të liruara nga tatimi mbi dividentin, përcjell albinfo.ch.
Me këto dhe praktika të ngjashme në mes të viteve 2005 dhe 2012 janë humbur mbi shtatë miliardë euro, sipas profesor Shpengel.
Siç njoftojnë mediat nga Berlini, këto praktika u ndaluan në Gjermani në vitin 2012.
Prokurori publik në Këln tashmë ka nisur një hetim për këtë rrjet kriminal, i cili konsiderohet një nga skandalet më të mëdha tatimore në Gjermani, e cila deri më tani tregon se abuzimet përfshijnë një duzinë korporatash financiare në Londër.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit