Lajme
Gjermania jugore është “paralizuar” nga bora dhe akulli
Mbi 300 fluturime janë anuluar në aeroportin e Mynihut, alarmi i kuq është vendosur në veri të Italisë si pasojë e dëborës, përcjell albinfo.ch.
Reshjet e dendura të borës goditën Gjermaninë jugore, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në aeroportin e Mynihut.
Rreth 320 nga 760 fluturimet e planifikuara janë anuluar. Ekuipazhet po përpiqeshin të mbanin të paktën një pistë në dispozicion për të mos shkaktuar kaos. Aeroporti i Frankfurtit gjithashtu anuloi disa fluturime. Gjithashtu shumica e shërbimeve të autobusëve dhe tramvajve u anuluan për shkak të ngricave dhe pranisë së madhe të dëborës.
Shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë parashikoi borë për pjesën më të madhe të Bavarisë, me 30-40 centimetra. Autoritetet janë vendosur në dispozicion për të zhbllokuar rrugët, ndërsa u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos udhëtojnë.
Autoritetet raportuan dhjetëra aksidente në gjithë Gjermaninë jugore, duke përfshirë një përplasje masive në një autostradë në jugperëndim me shtatë të lënduar. Bora mbuloi gjithashtu edhe Berlinin, duke regjistruar temperature nën zero. Ndërkohë alarmi portokalli dhe i verdhë është vendosur për pjesën tjetër të vendit për shkak të akullit dhe ngricave.
Ndërkaq moti i keq ka përfshirë sërish Italinë. Mbrojtja Civile ka vendosur alarmin e kuq në një pjesë të madhe të Emilia Romagna për shkak të dëborës, ndërsa alarmi portokalli është vendosur në Liguria, Lombardi dhe Toscana, dhe dymbëdhjetë rajone të tjera.
Ndryshe nga veriu, shiu dhe erërat e forta kanë përfshirë Sardenjën, ku autoritetet u kanë bërë thirrje njerzve që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë në disa komuna. Gjatë fundjavës, rryma më të ftohta do të shkaktojnë një rënie të përgjithshme dhe të ndjeshme të temperaturave si dhe prani të akullit dhe ngricave në rrugë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’