Koronavirusi: çast pas çasti

Gjermania jep dritën e gjelbër për testimin e vaksinave tek njerëzit

Gjermanët kanë përparuar në vaksinën ndaj koronavirusit dhe i është dhënë drita e gjelbër që të testohet tek njerëzit

Gjermania do të fillojë testimet e para klinike në vend të një vaksine të mundshme kundër koronavirusit.

Raportohet nga mediat gjermane se, në këtë testim do të marrin pjesë 200 persona, në gjendje të mirë shëndetësore, midis moshës 18 dhe 55 vjeç, të cilëve do të ju injektohen disa variante të vaksinës, të krijuara nga kompania BioNTech, përcjell albinfo.ch.

Shkencëtarët do të provojnë efikasitetin e kësaj vaksine, e cila do të sigurojë imunitet ndaj koronavirusit.

Pritet që teste shtesë të bëhen në shumë njerëz, përfshirë ata me nivel më të lartë rrezikshmërie nga sëmundja, e gjitha kjo do të kryhet në një fazë të dytë.

Në anën tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka njoftuar se aktualisht janë duke u zhvilluar 20 lloje të ndryshme të vaksinave kundër COVID-19, përfshirë disa prej tyre që janë në fazën klinike të hulumtimit.