Kosova
Gjermani: Bursa për gjimnazistët e Podujevës për t’i vijuar studimet jashtë
Bëhet e ditur se bursa që do të ofrohet ka vlerën rreth 830 euro në muaj dhe do të vlejë gjatë gjithë periudhës së studimeve
Komuna e Podujevës ka njoftuar se në kuadër të projektit të binjakëzimit me komunën e Velbertit në Gjermani, kanë pranuar ftesën për bashkëpunim në fushën e edukimit, ku ofrohen bursa studimi për gjimnazistët e Podujevës, për studime në Gjermani e Holandë.
“Të gjithë nxënësit e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” njoftohen që në kuadër të projektit të binjakëzimit të komunës sonë me komunën e Velbertit në Gjermani kemi pranuar ftesën për bashkëpunim në fushën e edukimit, ku për nxënësit e shkollës “Aleksandër Xhuvani”, nga kjo gjeneratë e diplomuar dhe gjeneratat e kaluara do të ofrohen bursa për studime në fushën e edukimit për nivelin fillor”, thuhet në komunikatën për medie të kësaj komune.
Sipas komunikatës, “Projekti do të implementohet nga dy universitete partnere: Kolegji “Berufskolleg Bleibergquelle” në Velbert-Gjermani dhe Universitetin “Stenden” në Meppel- Holandë, që do të thotë se nxënësit përfitues të bursës do të kenë mundësi të studiojnë 2 vjet në shtetin e Gjermanisë dhe 2 vjet të tjera në shtetin e Holandës”.
Bëhet e ditur se bursa që do të ofrohet ka vlerën rreth 830 euro/muaj dhe do të vlejë gjatë gjithë periudhës së studimeve.
Programi do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe kriter i nevojshëm për pranim do të jetë njohuritë e mira të gjuhës angleze.
“Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë CV e tyre deri të premten, më 16.07.2021 në email adresën: [email protected] apo në faqen zyrtare të shkollës”, thuhet në komunikatë.
Për të gjithë kandidatët që do të jenë në listën e ngushtë, do të realizohet testi dhe intervista nga përfaqësuesit e kolegjit përmes platformave te komunikimit online.
Studimet do të fillojnë në vitin e ri akademik nga muaji tetor.
“Për realizimin e këtij projekti falënderojmë bashkatdhetarin tonë në Velbert, njëherit iniciues i projektit te binjakëzimit, z. Rrahman Islami, i cili në vazhdimësi është duke bërë përpjekje që të përfitojmë sa më shumë nga ky projekt si komunë në të gjitha fushat”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës