Lajme

Gjermania, Italia, Spanja dhe Suedia, marrëveshje për të zhvilluar pasardhësin e tankut “Leopard 2”

Gjermania ka nënshkruar marrëveshje me Italinë, Spanjën dhe Suedinë për zhvillimin e një pasardhëesi të tankut “Leopard 2”, shkruan Handelsblatt, përcjell albinfo.ch.

Një projekt i ngjashëm ishte mes Francës dhe Gjermanisë, në vitin 2017, për të zhvilluar një tank të përbashkët franko-gjerman për të pasuar “Leopard 2” gjerman dhe “Leclerc” francez, projekt që nuk u zbatua për shkak të vonesave dhe mosmarrëveshjeve.

Media gjermane, përmes burimeve të tyre, kanë raportuar se nisma aktuale do të zhvillohet nën udhëheqjen e Krauss-Maffei Wegmann (KMW) dhe Rheinmetall, prodhuesit gjermanë të armëve që ndërtojnë “Leopard 2”.