Kosova
Gjermania i dhuron Kosovës pajisje mjekësore kundër Covid 19
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të një kontingjenti të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, dedikuar Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe institucioneve shëndetësore si përgjigje kundër COVID-19.
Kontingjenti përmban 17 mijë maska, respirator FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH), 5 mijë e 500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3 mijë e 700 litra me dezinfektues, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë.
Zemaj vlerësoi lart kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vetë Bashkimit Evropian në asistencën dhënë Kosovës për luftimin e COVID-19, teksa theksoi se Ministria e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësorë të Kosovës janë mirënjohës për këtë përkrahje, të cilën do ta manifestojnë me angazhim konkret kundër pandemisë korona, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq diplomati gjerman tha se ky është një kontribut nga shteti gjerman për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësorë, ndërkohë që këshilloi qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe të zbatojnë masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake Kapiten Kemajl Haliti ka përfunduar me sukses “Kursin e Karrierës së Kapitenit Inxhinierik” në Fort Leonard...
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
-
Itali: “Yjet e së ardhmes”, filmi më i mirë ndërkombëtar në festivalin ‘Castelli Romani’
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë
-
Ekspozitë e autorit Alan Chin me fotografi nga lufta e Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Cilat kantone në Zvicër kanë pagën minimale më të lartë? Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Zvicra nuk ka një pagë minimale kombëtare. Por disa kantone...
-
Primet e sigurimeve shëndetësore janë rritur 40 për qind në 10 vjetët e fundit
-
Zvicra nuk i pranon të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë
-
Nestlé ul objektivin e rritjes mes kërkesës së dobët të konsumatorëve
-
Lucern: Ylfete Fanaj pret në takim ambasadorin Latifi