Kosova
Gjermania i kërkon Serbisë që t’i rishqyrtojë projektligjet për Kosovën
Së fundmi, Gjermania i ka kërkuar Serbisë që t’i rishqyrtojë vendimet që i mori Qeveria e saj disa ditë më parë lidhur me Kosovën. Gjermania ka theksuar se Serbia i ka shkelur obligimet që dalin nga procesi i dialogut, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë para pak ditësh, Qeveria e Serbisë miratoi dy projektligje – njëri që e shpallte Kosovën si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale” dhe atë që parasheh ndjekjen penale të atyre që, sipas Serbisë, persekutojnë popullatën serbe në Kosovë.
“Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për juridiksionin mbi veprat penale, shkel qartë obligimet e saj nga dialogu. I kërkojmë Serbisë që ta rishqyrtojë. Të dyja shtete, Kosova dhe Serbia, duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023 pa vonesë, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Ministria e Jashtme gjermane në platformën X.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e patën kritikuar ditët e fundit Serbinë për këto vendime. Ato thanë se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit duke miratuar projektligjin për juridiksionin gjyqësor në Kosovës dhe projektligjin tjetër.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?