Kosova
Gjermania mbështet përfshirjen e Kosovës në ‘Ballkanin e hapur’
Kosova duhet të përfshihet te nisma e “Ballkanit të Hapur”, pasi kjo është thelbësore për Gjermaninë.
Ky është opinion zyrtar i shtetit gjerman, shprehur përmes ministres gjermane të Shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Lührmann, në një intervistë për Deutsche Welle.
“E kuptoj se ekziston një dëshirë e madhe për të bashkëpunuar në rajon. Në të njëjtën kohë, iniciativat që duan të forcojnë bashkëpunimin rajonal duhet të jenë vërtet gjithëpërfshirëse, që do të thotë se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova. Kjo është thelbësore për ne. Instrumentet e procesit të Berlinit janë shumë të përshtatshme për këtë. Në Sofje ishte arritur një marrëveshje për një treg të përbashkët rajonal. Kjo marrëveshje tani më në fund duhet të zbatohet”, u shpreh ministrja gjermane.
Pyetja e tjetër e drejtueses së departamentit të Evropës në Deutsche Welle lidhej edhe me vizitën e presidentit turk, ku Rama pati theksuar se ai e mban fjalën, duke lënë të kuptohet të kundërtën për Bashkimin Europian.
“Është shumë e rëndësishme për mua që ne si Bashkim Evropian të mbajmë premtimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Prandaj duhet të hapen sa më parë negociatat e anëtarësimit. Ne po bëjmë maksimumin për të mënjanuar pengesat e fundit. Jam shumë e sigurt se së shpejti do të kemi përparime. Si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparim të madh, sidomos në fushën e reformës në drejtësi. Në Shqipëri është vërtet e rëndësishme që të ecet përpara me procesin e vettingut, për çka nevojitet edhe ndihma e opozitës. Për këtë çështje biseduam, por në përgjithësi, e urova Shqipërinë edhe për vendosmërinë, me të cilën ajo ka zbatuar reformat në vitet e fundit”. Ndërkaq, ministrja gjermane foli edhe për aspekte të tjera të marrëdhënies së shtetit që ajo përfaqëson me Shqipërinë, ku theksoi se do të ketë mbështetje, sidomos përsa i përket energjetikës.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje