Shqipëria

Gjermania i dhuron plot instrumente muzikore shkollës “Naim Frashëri”

“Fëmijët janë tmerrësisht të kënaqur,” tha Guy Graf von Moy, shkruan sz.de. Organizata Humanitare Nymphenburg (Gjermani) i ka dhuruar mjaft instrumente muzikore shkollës Naim Frashëri në Vlorë: dy harmonika, pesë violina, dy violençela, dy kitara, një kitarë për fëmijë, dy bas, një saksofon, një piano dhe disa instrumenta tjera muzikorë.

Drejtori i shkollës Vasillaq Gazhga, është gjithashtu falenderues për këtë dhuratë gjermane ndaj fëmijëve shqiptarë, përcjell albinfo.ch.

Transferimi i instrumenteve do ndodhë deri të premten, 18 maj. Ata janë në gjendje të mirë materiale, edhepse kishin dalë nga përdorimi në shkollat e muzikës në Gjermani. Kjo është mundësuar me ndihmën e Caritas në Shqipëri.