Lajme
Gjermania humbi 330 miliardë euro gjatë pandemisë
Kjo konsiderohet si kriza më e rëndë ekonomike globale që nga depresioni i madh i viteve 1930
Një nga institutet kryesore ekonomike të Gjermanisë ka llogaritur se pandemia ka reduktuar prodhimin ekonomik gjerman me rreth 330 miliardë euro (375 miliardë dollarë) gjatë dy vjetëve të fundit.
”Në vend që gjatë dy viteve, 2020 dhe 2021, të rritej respektivisht me 1,3%, ekonomia është tkurrur, ndërsa humbjet korrespondojnë me 10% të PBB-së të 2019-ës”, raportoi instituti IFO, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Eksperti Timo Wollmershauser shtoi se ”kjo statistikë nuk merr parasysh humbjet e ardhshme në krijimin e vlerave, për shembull, për shkak të mangësive në arsim”.
Kreu i institutit me qendër në Mynih, Clemens Fuest, e përshkroi pandeminë si “kriza më e rëndë ekonomike globale që nga Depresioni i Madh i viteve 1930”.
Llogaritjet e IFO-s për pasojat e pandemisë janë pak më të ulëta se ato të Institutit Ekonomik Gjerman (IW) me qendër në Këln, i cili kishte llogaritur një humbje prej 350 miliardë eurosh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik