Lajme
Gjermania heq Zvicrën nga Lista e Rrezikut
Kushdo që vjen në Gjermani nga Zvicra dhe disa vende të tjera përmes rrugës tokësore, nuk do të përballet me asnjë kufizim hyrjeje për shkak të koronës
Për shkak të numrit në rënie të infeksioneve me koronavirus, Qeveria Federale e Gjermanisë ka hequr Zvicrën, Greqinë, pothuajse të gjithë Francën dhe Belgjikën nga lista e zonave të rrezikut, raporton srf.ch.
Vendimi për këtë hyn në fuqi të dielën, më 20 qershor, transmeton albinfo.ch. Instituti gjerman “Robert Koch” e ka bërë të njohur këtë vendim sot, e premte.
Kështu, kushdo që në të ardhmen vjen në Gjermani nga vendet e përmendura përmes rrugës tokësore, nuk do të përballet më me asnjë kufizim hyrjeje për shkak të koronës.
Megjithatë, për ata që hyjnë në Gjermani përmes rrugës ajrore, mbeten në fuqi rregullat e deritashme: Të gjithë që mbërrijnë me aeroplan, pavarësisht nëse kanë ardhur nga një zonë rreziku apo jo, para nisjes duhet të tregojnë rezultatin negativ të testit, dëshminë e vaksinimit ose një çertifikat që dëshmon shërimin nga Covid – 19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën