Bota

Gjermania hap tregun e punës për vendet e Ballkanit

Koalicioni qeverisës në Gjermani ka pranuar propozimin e anëtarit të Bundestagut nga Social Demokratike (SPD) për të hapur tregun e punës në Gjermani për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Koalicioni qeveritar do të pranojë çdo të huaj që ka një kontratë pune në bazë të marrëveshjes me punëdhënësin në Gjermani, ku mund të marrë një leje pune dhe të qëndrojnë një kohë të pacaktuar.
Koalicioni qeverisës ka propozuar një kontigjent të kufizuar prej 20 mijë lejeve të punës në vit.
Juratovich, i cili është komisar për integrimin e fraksionit SPD në Bundestag, është angazhuar për të mundësuar ligjërisht të drejtën për të qëndruar në Gjermani për punonjësit e Ballkanit Perëndimor, e cila do të shmangte rrezikun e shfrytëzimit ose dëbimit.
Ai tha se që nga fillimi i vitit, 77 mijë njerëz nga Ballkani Perëndimor kërkuan azil politik në Gjermani, kryesisht për arsye ekonomike,  dhe për shkak se arsyet nuk janë të mjaftueshme për azil politik, kërkesat e tyre në Gjermani në 99 për qind të rasteve janë refuzuar.