Lajme
Gjermani: Rritja e pagës minimale, nismë që ka marrë udhë
Është çështje respekti tha kancelari Scholz
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, përsëriti se qeveria e tij është e angazhuar për të mbajtur premtimin për rritjen e pagës minimale në 12 euro ora, pasi sipas tij, është jetësore të tregosh respekt për punëtorët me të ardhura të ulëta.
“Rritja e pagës minimale në 12 euro për një orë për mendimin tim është një nga ligjet më të rëndësishme dhe ajo tregon vlerësim për punëtorët. Tashmë jam i lehtësuar që kjo nismë më në fund ka marrë udhë”, shkruan Scholz, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Ministria e Punës vlerëson se nga kjo rritje e pagës do të përfitojnë të paktën 6 milionë punëtorë në mbarë vendin, ndërsa punëdhënësve kjo gjë do t’iu kushtojë rreth 1.6 miliardë euro.
Ministri Hail deklaroi se pret që nga kjo reformë të përfitojnë punëtorët në lindje të Gjermanisë si dhe gratë që punojnë në sektorin e kujdesit, të cilat paguhen më pak se të tjerët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë