Lajme
Gjermania, Franca e Polonia, më të prekurat nga dezinformimi rus
Gjermania, Franca dhe Polonia kanë qenë kohët e fundit objektivat kryesore të ndërhyrjes ruse për sa i përket dezinformimit.
Propaganda është përshtatur me specifikat e vendeve individuale, duke u fokusuar, për shembull, në Francë në Lojërat Olimpike, në Gjermani në emigracionin dhe sigurinë dhe në Poloni, në një ”pushtim” të mundshëm të refugjatëve ukrainas.
”Dezinformimi ka forma të ndryshme, nga deepfakes të bazuara në inteligjencën artificiale e deri te njoftimet e rreme, si ato të mobilizimit ushtarak”, theksoi nënkryetarja e Komisionit të BE-së, Vera Jourova, gjatë takimit me një grup të Google, Youtube, X, Meta dhe TikTok.
”Alarmi në Evropë për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet evropiane është maksimal. Frika është se ka të ashtuquajtura ndërhyrje të minutës së fundit: janë të rrezikshme, sepse ka shumë pak kohë reagimi, në këto raste varësia nga mbrojtjet e vendosura nga platformat është pothuajse totale”, shpjegoi komisionerja.
Gjatë vizitës së saj në Kaliforni, Jourova përsëriti shqetësimet e BE-së për kërcënimin e dezinformimit dhe rolin e Rusisë në lajmet e rreme.
”Në TikTok, për shembull, shumica e informacionit të përhapur është i rremë”, vuri në dukje ajo.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?