Bota

Gjermania feston 27 vjetorin e ribashkimit

Gjermania sot feston 27 vjetorin e bashkimit të shtetit. Më 3 tetor 1990, Gjermania zyrtarisht u ribashkua pas katër dekadash të ndarjes në mes të Republikës lindore Demokratike Gjermane e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik dhe anëtarit të NATO-s, Republikës së Gjermanisë në perëndim, shkruan albinfo.ch.

Ribashkimi ndodhi 11 muaj pas rrëzimit të Murit të Berlinit që karakterizoi edhe rënien e komunizmit në lindje.

Sot Gjermania është një nga vendet më të zhvilluara në Evropë dhe botë, si dhe që ka shumë ndikim në tregun evropian dhe botëror.

Gjithashtu sot Gjermania është shembull i demokracisë, i qytetërimit dhe përparimit të madh që ka bërë.