Lajme
Gjermania, ende në rrezik për furnizimin me gaz gjatë dimrit
Edhe pse depot e gazit në Gjermani janë rreth 90 për qind të mbushura, ende duket se ka rreziqe për furnizimin me gaz gjatë dimrit.
Megjithëse depot e gazit janë të mbushura mirë, Agjencia Federale e Energjisë mendon se ka ende rreziqe për furnizimin me energji gjatë dimrit të ardhshëm. Pas ndërprerjes së furnizimeve me gaz nga Rusia, Gjermania ka siguruar burime të tjera të qëndrueshme furnizimi, si për shembull, gaz të lëngshëm. “Megjithatë do të ishte ende e parakohshme për të dhënë një sinjal të qartë shparalajmërimi”, tha Klaus Müller, president i Agjencisë Federale të Energjisë, për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”.
Ndër rreziqet bën pjesë edhe një dimër shumë i ftohtë në Evropë. Përveç kësaj, presidenti rus, Vladimir Putin, mund të mbyllë rubinetin e gazit për Evropën Juglindore. Po ashtu edhe mundësia e sulmeve ndaj tubacioneve të gazit është një skenar i mundshëm që ngjall tmerr.
Sërish thirrje për kursim
Depot gjermane të magazinimit të gazit janë aktualisht të mbushura në masën rreth 90 për qind, pra mjaft më të mbushura se verën e vitit të kaluar. Përveç kësaj, si industria edhe familjet e kanë reduktuar konsumin e tyre të gazit. Gjithashtu, Gjermania merr më pak gaz që duhet të kalojë përmes tubacionesh në vende të tjera, tha Müller.
Megjithatë, sipas tij, Agjencia Federale e Energjisë do të “bëjë përsëri thirrje për kursim dhe përdorim të kujdesshëm të gazit, kur të afrohet sezoni i përdorimit të kaloriferëve”. /DW
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?