Lajme
Gjermania e Zvicra, prijnë me remitenca në Kosovë
Sipas statistikave ekonomike, rreth 38 për qind e dërgesave në Kosovë vijnë nga Gjermania, ndërsa më shumë se 22 për qind vijnë nga Zvicra
Zvicra dhe Gjermania vazhdojnë të mbesin dy shtete prej nga vijnë shumica e remitencave në Kosovë. Sipas statistikave që posedojnë autoritetet në Prishtinë, rreth 38 për qind e dërgesave vijnë nga Gjermania, ndërsa më shumë se 22 për qind vijnë nga Zvicra. Madje vitin e fundit janë rritur dukshëm të ardhurat nga mërgimtarët.
Dërgesat siç raportojnë mediet kosovare janë rritur dukshëm. Në periudhën janar-mars, remitancat e jashtme në Kosovë janë rritur në 13.2% për dallim nga viti i kaluar.
“38.5% të këtyre parave, në Kosovë janë dërguar nga kosovarët që jetojnë në Gjermani dhe 22.8% nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër, sipas shifrave të publikuara në faqen e internetit të Bankës Qendrore të Kosovës. Sipas regjistrimit të vitit 2015, Kosova ka një popullsi prej 1.77 milionë. Më shumë se 700,000 kosovarë jetojnë jashtë vendit, me 35 për qind të tyre që banojnë në Gjermani”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik