Lajme
Gjermania e shqetësuar nga rritja e rasteve që erdhën nga vendet tjera
Në Gjermani numri i rasteve me koronavirus është rritur në javët e fundit.
Të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive të mërkurën treguan se janë regjistruar edhe 1.510 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 226.914.
Instituti tha se 39% e rasteve, me gjasë janë importuar nga Kosova, Turqia dhe Kroacia, vende këto të cilat përmenden si burim i infeksionit në javët e fundit, raporton Reuters.
Ndërkohë, kreu i rregullatorit të vaksinave në Gjermani tha se disa grupe njerëzish që jetojnë në Gjermani mund të vaksinohen në fillim të vitit të ardhshëm kundër koronavirusit.
Deri më tani, sëmundja COVID-19, ka vrarë pothuajse 800,000 në të gjithë botën dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë globale.
Klaus Cichutek, kreu i Institutit Paul Ehrlich, tha për grupin e gazetave Funke, se të dhënat nga studimet e fazes së parë dhe të dytë treguan se disa vaksina shkaktuan një përgjigje imune kundër koronavirusit.
“Nëse të dhënat nga provat e fazes së tretë tregojnë se vaksinat janë efektive dhe të sigurta, ato mund të aprovohen në fillim të vitit”, tha ai.
Disa kompani, përfshirë Moderna, AstraZeneca, dhe Pfizer Inc, thonë se vitin e ardhshëm presin që të prodhojnë më shumë se 1 miliard doza të një vaksine.
Firma gjermane e bioteknologjisë, CureVac, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një procesi të shpejtë miratimi për vaksinën e saj të ardhshme dhe pret që ta nxjerrë në treg deri në mesin e vitit 2021.
Rusia ka thënë që vaksina e saj do të prodhohet deri në fund të këtij muaji.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 25 vaksina aktualisht janë duke kaluar në prova klinike dhe më shumë se 100 janë duke u zhvilluar në të gjithë botën.
Faza 3 e testimit përfshin miliona njerëz dhe procesi zgjatë për disa muaj, thotë OBSH-ja, e cila ka kërkuar nga të gjitha kompanitë dhe shtetet që t’i përmbahen udhëzimeve për prodhimin e vaksinave të sigurta dhe efektive.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare Në krijimin e tij më të fundit, “K’cimi i Tropojës”, piktori shqiptar që jeton në Austri,...
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë Djali i tij ka nevojë për kujdes intensiv dhe babai e viziton rregullisht atë. Nëse do...
-
Avioni zviceran bën ulje emergjente në Austri për shkak të tymit në bord
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian?
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit