Futboll

Gjermania e nis me fitore të thellë EURO 2024

Në ndeshjen e parë për EURO 2024, në Mynih, Gjermania mposhti Skocinë me rezultat 4:1.

Florian Wirtz i ka dhënë epërsinë prej një goli Gjermanisë në minutën e dhjetë.

Realizator i golit të dytë ishte Jamal Musiala, i cili me një goditje të fortë brenda zonës shënoi për 2:0 në minutën e 19-të.  

Gjermania fitoi edhe penallti, të cilën e konkretizoi Kai Havertz.

Skocia në pjesën e dytë ishte me një lojtar më pak në fushë pas kartonit të kuq të Porteous.

Niclas Fullkrug e ka shënuar golin e katërt të Gjermanisë ndaj Skocisë.

Sulmuesi shënoi në minutën e 68-të me një goditje të fuqishme.

https://x.com/dnctway/status/1801713831040979222?s=46&t=SvYHINPLEyMeM6h5nXzA-Q

Skocia ka arritur të shënojë gol pa bërë asnjë gjuajtje në portë ndaj Gjermanisë.

Antonio Rudiger shënoi autogol për rezultatin 4:1.

https://x.com/centregoals/status/1801718629643522439?s=46&t=SvYHINPLEyMeM6h5nXzA-Q

Në minutën e 93-të Emre Can shënoi për 5:1.

Më 19 qershor, Gjermania takohet me Hungarinë në Shtutgart. Ndërkohë Skocia të njëjtën ditë luan ndaj Zvicrës në Koeln.

Gjermania është bërë vetëm përfaqësuesja e dytë që ka shënuar tri apo më shumë gola në pjesën e parë të një ndeshjeje në Kampionat Evropian.

Franca është ekipi i vetëm që e ka arritur këtë. Madje francezët ia dolën dy herë.

Kanë udhëhequr 3:0 ndaj Belgjikës në vitin 1984 dhe 4:0 ndaj Islandës në vitin 2016, njofton UEFA.