Lajme

Gjermania ka të lira 300 mijë vende të reja pune

Gjermania do të ketë nevojë për rritje të “emigracionit” për të parandaluar mungesën e fuqisë punëtore, që do të rriste produktivitetin dhe të ketë një tranzicion të suksesshëm energjetik – kështu të paktën pretendon Robert Habeck, zëvendëskancelari gjerman dhe njëherit ministri i Ekonomisë.

“Kemi të hapura 300 mijë vende të reja pune. Prisni që kjo të rritet në një milion apo më shumë”, tha lideri i të Gjelbërve gjatë një konference për media.

“Nëse nuk e mbushim atë boshllëk, do të kemi probleme të vërteta me produktivitet. Natyrisht, kjo nënkupton më shumë punë për të kualifikuar e trajnuar, dhe mundësi e mirë punësimi, por në Gjermani kjo do të thotë rritje e emigracionit në të gjitha fushat – për inxhinierë e zanate të ndryshme”, shtoi Habeck.

Instituti gjerman për ekonomi vlerëson se këtë vit për shkak të daljes në pension, numri i punëtorëve do të zvogëlohet për 300 mijë.