Integrimi
Gjermania do t’i njohë patentë shoferët e Kosovës, por procesi mund të zgjasë
Gjermania do t’i njohë patentë shoferët e lëshuar nga Kosova dhe Shqipëria. Emigrantët shqiptarë në këtë vend kanë kohë që presin njohjen e lejes së drejtimit të automjeteve, por kjo procedurë mund të zgjasë disa vjet, derisa të hyjë tërësisht në fuqi.
Emigrantët shqiptarë në Gjermani kanë kohë që presin njohjen e lejes së drejtimit të automjeteve, por siç ka mësuar Deutsche Welle, ky proces do të zgjasë disa vjet. Për të mësuar më shumë Top Channel ka kontaktuar me korrespondenten e DW në Berlin, Anila Shuka, përcjell albinfo.ch.
TCH: Në cilin stad ndodhet procesi i njohjes se lejeve të drejtimit të automjetit me Gjermaninë?
Anila Shuka: Njohja e lejeve të drejtimit të automjeteve, ose siç quhet ndryshe, patentat, ka disa etapa verifikimi. Shqipëria nga ana e saj i ka plotësuar detyrat qysh në janar të vitit të kaluar.
“Procesi tashmë ka filluar, ne i kemi përcjellë autoriteteve gjermane një formular të plotësuar nga fillimi deri në fund lidhur me mënyrën dhe kërkesat që aplikohen në Shqipëri për pajisjen me leje drejtimi të automjetit, autoritetet gjermane po bëjnë verifikimin në të gjithë shtetet e republikës federale gjermane për të parë se sa janë në përputhje kriteret që aplikon Shqipëria dhe në përfundim të procesit unë jam besim plot se do të arrijmë në ekuivalentimin e lejeve të republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë”, tha për DW, ambasadori i Shqipërisë, Artur Kuko.
TCH: Anila, sa kohë kërkon ky proces, për të cilin flet zoti Kuko, derisa të finalizohet?
Anila Shuka: Ministria Federale e Gjermanisë, e pyetur disa herë nga DW nuk jep detaje, thotë vetëm se jemi në proces e sipër. Unë sapo bisedova me një ekspert nga ministria e një shteti, i cili më konfirmoi se formulari i plotësuar ende nuk u është nisur ministrive përkatëse, dhe sa për të dhënë një afat kohor: Me Maqedoninë procesi filloi në vitin 2013 dhe përfundoi në vitin 2018. Pra 5 vjet.
TCH: A kanë mundësi emigrantët së paku ta japin provimin e patentës në shqip?
Anila Shuka: Për momentin jo: sepse numri i shqiptarëve nuk është aq i madh sa ta justifikojë përkthimin e provimit në shqip. Por ambasadorët e kanë bërë të tyren dhe i kanë kërkuar para ca kohësh në një nismë të përbashkët qeverisë gjermane që ndërkohë të fusë edhe shqipen te gjuhët e provimit.
“Vetë fakti që me Kukon e kemi marrë këtë iniciativë, flet që kemi dëshiruar, në fakt që është goxha e pazakonshme ta përçojmë sinjalin, që ne si përfaqësues të shteteve tona, jo vetëm që jemi të interesuar, por jemi edhe nën presion, që të gjendet një zgjidhje” tha për DË, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vukaj.
TCH: A ka shpresa që kjo kërkesë të realizohet?!
Anila Shuka: Vështirë, sepse të mendojmë që provimi aktualisht jepet vetëm në 12 gjuhë, dhe mund të marrë po aq kohë sa njohja e patentave. Më shpejt e mëson gjermanishten.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?