Lajme

Gjermania do të përdorë të ardhurat e papritura nga taksat për të ulur çmimet e energjisë

Qeveria e Gjermanisë do të përdorë të ardhurat nga taksat e papritura për të ulur çmimet e konsumit fundor për gazin, naftën dhe qymyrin, tha të dielën kancelari gjerman Olaf Scholz, duke njoftuar masat për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë tek popullsia e saj, transmeton albinfo.ch.

Scholz tha se qeveria planifikon të lidhë disa përfitime sociale me normën aktuale ose të pritshme të inflacionit në të ardhmen dhe do të caktojë 1.5 miliardë euro për një ofertë të zbritur të transportit publik.

Masat janë pjesë e një pakete prej 65 miliardë eurosh që qeveria e koalicionit qeverisës ra dakord të dielën për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë që po luftojnë me rritjen e inflacionit në ekonominë më të madhe të Evropës.