Zhvillim
Gjermania do të japë leje pune për ballkanasit
Qytetarët nga Ballkani në të ardhmen duhet të vijnë më lehtë për të punuar në Gjermani. Ministrja gjermane e Punës, Andrea Nahles, për “Spiegel” tha se kështu dëshiron për të ndalur “ciklin e ardhjes dhe dëbimit të tyre në Gjermani”.
Ministrja gjermane e Punës, Andrea Nahles, dëshiron që për njerëzit nga Ballkani Perëndimor të sigurojë qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës.
“Ne duhet të krijojmë një kontigjent të lejeve të punës për qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Nales në një intervistë me “Der Spiegel”, përcjell albinfo.ch.
Gjatë një periudhe prej 5 vjetësh në Gjermani për çdo vit duhet të vijnë 20 mijë punëtorë, pavarësisht nga kualifikimi.
Ata do të punojnë në Gjermani ose do të pranohen për trajnim. “Kjo do të jetë një mundësi për të ndalur ciklin e ardhjes dhe dëbimit”, tha Nales.
Në të njëjtën kohë, Nales ka planifikuar të lehtësojë punësimin edhe të refugjatëve.
Aktualisht azilkërkuesit mund të sigurojnë një vend pune nëse nuk ka kandidat nga Gjermania apo ndonjë vend tjetër i BE-së.
Nales, megjithatë, e përjashton mundësinë e heqjes së plotë të kësaj procedure.
“Ne ende kemi 240 mijë të rinj të papunë dhe një million, të cilët janë një kohë të gjatë pa punë. Ata nuk duhet t’i harrojmë”, thotë ministrja gjermane për “Spiegel”, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik