Lajme
Gjermania do të investojë 500 milionë euro për trajnime të punëtorëve
Gjermania planifikon të investojë 500 milionë euro në përgatitjet e punëtorëve, për të tejkaluar pengesën që ndodhi shkaku i pandemisë.
Qeveria e kancelares Angela Merkel tashmë është pajtuar për dy pako stimuluese prej gjithsej 800 miliardë eurove për ta luftuar ndikimin negativ të izolimit nga koronavirusi në kohën kur vendi po përgatitet për recesionin më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Ne duhet ta parandalojmë krizën e Covid-19 që të mos kthehet në krizë për të ardhmen profesionale të të rinjve dhe për sigurimin e punëtorëve të shkathët”, thuhet në një plan që pritet të miratohet nga kabineti i qeverisë gjermane të mërkurën e ardhshme.
Në këtë program përfshihet një bonus trajnimi deri në 3,000 euro për kompanitë e vogla dhe të mesme që janë goditur rëndë nga kriza, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra