Kosova
Gjermania do ta mbështesë Kosovën në ndërtimin e një parku solar
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka premtuar se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën për arritjen e sigurisë energjetike, përcjell albinfo.ch.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova duhet të përdorë potencialin e saj për energji të ripërtëritshme.
“Kosova duhet të përdorë potencialin për energji të ripërtritshme. Kjo do të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike dhe arritjen e sigurisë energjetike. Gjermania do ta mbështesë Kosovën në ndërtimin e një parku solar 100 MW. Nuk është thëngjilli, por era dhe dielli duhet të jenë e ardhmja e Kosovës”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Edhe ministrja e Shtetit për Evropë dhe Klimë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Lührmann, e cila qëndroi në Kosovë të shtunën, për mes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova duhet të promovojë energjinë diellore para asaj e bazuar në thëngjill.
“Gjermania promovon ndërtimin e një termocentrali diellor në Kosovë në fushën e një termocentrali me qymyr. Ky është një kontribut i rëndësishëm për mbrojtjen e klimës dhe një model për një transformim të suksesshëm të gjelbër”.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane