Lajme
Gjermania dhe Austria nuk lejojnë shtetësi të shumëfishta
Siç është raportuar sot, shteti i Zvicrës, ndër të paktat shtete lejon tri e më shumë shtetësi të shteteve të ndryshme, por jo të gjitha shtetet e lejojnë këtë, përcjell albinfo.ch.
Është e mundur që sipas ligjit të njërit prej vendeve të kombësisë suaj, ju të humbni automatikisht shtetësinë e atij vendi nëse keni edhe pasaporta të një vendi/shteti tjetër.
Kjo, meqë ra fjala, vlen edhe për shtetasit e dyfishtë, dhe jo vetëm për ata me pasaporta të shumta.
Në Evropë, për shembull, vendet duke përfshirë Austrinë dhe Holandën, nuk lejojnë shtetësi të të shumëfishta dhe lista është shumë më e gjatë në mbarë botën, jo vetëm me këto dy shtete. Austria ka rregulla strikte që duhet përfillur dhe në raste të tilla, personi duhet të bëjë shumë kërkesa me arsye të forta, për lëshimin e mundshëm të treshtetësisë.
Gjermania në përgjithësi nuk lejon shtetësi të dyfishtë ose të shumëfishtë për shtetasit jo-BE (me përjashtime), megjithatë qeveria po punon për të ndryshuar këtë ligj.
Pra, do t’ju duhet gjithashtu të hulumtoni rregullat në secilin vend ku keni një shtetësi.
E-Diaspora
-
Vjenë
Një jetë kushtuar violinës Valbona Naku, violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor