Bota

Gjermania dënon sirianin 16 vjeçar, bashkëpunonte me ISIS

Raportet e policisë treguan se i pandehuri nëpërmjet telefonit celular ka qenë në kontakt me anëtarët e ISIS jashtë vendit dhe ka shprehur pëlqimin e tij për të kryer hedhjen e bombave

Refugjati sirian në moshën 16 vjecare është i dënuar me dy vjet burgim, ndërsa një periudhë do ta kalojë në institucionin korrektues për të mitur, tha  gjykata në qytetin e Kölnit.

Siç njoftojnë mediat në Berlini, Gjykata e Kölnitka dënuar të miturin sirianembi akuzat e planifikimit për të hedhur bomba në emër të grupit Shteti Islamik (ISIS), transmeton albinfo.ch.

Sipas aktgjykimit, i mituri ka përgatitur “një akt të rëndë të dhunës që rrezikon sigurinë e vendit.” Adoleshenti, inicialet e të cilit nuk janë publikuar në përputhje me ligjin gjerman, u arrestua vitin e kaluar në një qendër për pritjen e refugjatëve në Köln.

Raportet e policisë treguan se i pandehuri nëpërmjet telefonit celular ka qenë në kontakt me anëtarët e ISIS jashtë vendit dhe ka shprehur pëlqimin e tij për të kryer hedhjen e bombave. Në një nga mesazhet e gjetura në telefonin e tij u gjet udhëzime të sakta për të bërë një mjet shpërthyes.

Sipas arsyetimit të Gjykatës, dënimi me burg prej dy vjetësh në institucion për të mitur është relativisht i butë për shkak se sulmi ishte në një fazë shumë të hershme, ku siguria publike është kërcënuar direkt.

I riu erdhi në Gjermani në vitin 2015 si pjesë e 900 mijë refugjatëve, dhe policia raportoi banorët e qendrës së pritjes, ku ai po qëndronte dhe punonjësit, të cilët janë deklaruar se ai u radikalizua në një xhami lokale.