Integrimi

Gjermania dëbon inxhinierin shqiptar, shefi i tij flet për një çmenduri

Çfarë një kontradikte e madhe në Gjermani: Saksonia dëshpërimisht është në kërkim të fuqisë së aftë punëtore, ndërsa e dëbon inxhinierin shqiptar të ndërtimtarisë, Xhevdet Ibrahimin (46)

Shefi i tij, kontraktori Siegfried Pletz (65) nga Plauen, është tepër i dëshpëruar: “Për të nuk ka zëvendësim”. Në ndërtim, shqiptari i Kosovës është një nga njerëzit më të mirë të tij.

Një ditë, Xhevdet Ibrahimi trokiti me një diplomë të tij në derën e kompanisë “Fassaden-Pletz GmbH”. Vajza më e madhe (20) e shoqëronte dhe përkthente, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Dhe, luftoi si një luaneshë për të atin, një gjigant 1.90 metër i gjatë që fshihet nga madhësia e tij. “Babai im nuk guxon, por ai mund të bëjë diçka”, tha ajo. Dhe: “Provoni dhe do të bindeni”.

Menxhuesi Siegfried Pletz e dëgjoi ndjenjën e tij të stomakut. Ai e punësoi atë – dhe sot ai flet për një “goditje fatlume”. Gjithçka ishte në vend. “Mund ta dërgoj kudo, madje edhe në kuvend”, pohon menaxhuesi gjerman, përcjell albinfo.ch.

Kolegët e ndihmuan “Xhavin” edhe pas punës, për t`u vendosur. Shefi i lartë gjermna, Pletz, atë e sheh me mendje inteligjente, me një afat të gjatë të kufizuar edhe në funksionet udhëheqëse. Të paktën, kjo është ajo që ai i shkroi Komisionit për raste të vështira. Kreu i tij, Geert Mackenroth (68 vjeç, MdL), është duke bërë shpallje për rekrutimin e punëtorëve të huaj të kualifikuar.

Aspekti humanitar ishte shpresa e fundit për Xhevdet Ibrahimin, bashkëshorten e tij (40) dhe katër vajzat (3, 13, 18, 20), pas aplikimit të tyre për azil që ishte refuzuar. Familja gjashtanëtarëshe erdhi në Gjermani në pranverë të vitit 2015, me valën e refugjatëve, informon Albinfo.ch. Këtu, nëna me katër vajzat e saj të familjes Ibrahimi ndjehej e sigurt. Ajo nuk dëshiron të flasë për atë që ka ndodhur me gratë gjatë luftës.

Por votat e Komisionit të rasteve të rënda, nuk ishin të mjaftueshme për shumicën e dy të tretave.

Vetëm pesë përfaqësues nga kisha, Ministria e Brendshme dhe rrethi, votuan në favor të së drejtës së banimit, katër kundër. Rasti tmerrshëm, mungonte vetëm një votë! Dështoi edhe shansi i fundit. Ligjërisht, familja Ibrahimi tani duhet të largohet vullnetarisht. Dëbimi do të rezultojë me një ndalim hyrjeje.

Familja u arratis nga tentativa e parë e dëbimit në muajin korrik. Atë ditë babai i familjes ishte në ndërtim të një fasade në Spitalin Universitar të Drezdenit.

Vetëm vajza më e madhe ishte vendosur në avionin për në Prishtinë. Tani, ajo është e punësuar në një qendër thirrjesh dhe i flet katër gjuhë. Ajo nuk lejohet të studiojë. Diploma e shkollës gjermane nuk është e njohur në Kosovë. Vajza e dytë shpërndan shqetësimet e saj me ndërrime, në McDonalds.

Në të vërtetë ajo donte të fillonte një praktikë. Por “leja e arsimit” i ishte refuzuar. Tani ajo kontribuon në të ardhurat e familjes. Familja Ibrahimi financiarisht jetojnë me djersën e tyre. Ata madje kanë hequr dorë edhe përfitimet për fëmijë, transmeton albinfo.ch.

Përkundër gjithë fisnikërisë së tillë, tashmë asgjë nuk funksionon. Familja Ibrahimi ka paralajmëruar se do të largohet vullnetarisht, duke e lënë shkollën e fëmijëve, banesën, e punën.

Brenda një muaji, ata duhet të dorëzojnë biletat e tyre ajrore tek autoritetet. Në mënyrë që të rihyjnë sërish dhe të vazhdojnë të punojnë këtu, ata duhet të aplikojnë për vizë në Kosovë. Për punëdhënësin e Xhevdetit, Siegfried Pletz, një çmenduri e pastër: “Përse t`i largojmë specialistët, që më vonë t`i kthejmë sërish”? Deri më tani, askush nuk ka mundur t`i japë atij një përgjigje logjike.

Politikanët tashmë e kanë mësuar shtegun. Është duke u diskutuar një ligj i ri mbi imigracionin. Ai duhet të parandalojë që në të ardhmen të mos dëbohen të duhurit. Mbetet e paqartë nëse Xhevdetit do të përfitojë nga ky ligj.