Bota
Gjermania bën ndalimin e pjesshëm të burkas
Sipas dispozitave të ligjit, gratë myslimane nuk mund të veshin burka në vendin e punës, nëse ata janë të punësuara në sektorin publik, gjyqësor dhe në ushtrinë gjermane
Ligjvënësit në dhomën e ulët të Parlamentit gjerman miratuan një ligj për ndalimin e pjesshëm të burkave.
Bëhet fjalë për veshjen e grave myslimane, e cila mbulon jo vetëm trupin, por tërësisht fytyrën.
Që ligji të hyjë në fuqi, tani është e nevojshme që ai të kalojë në dhomën e lartë të parlamentit.
Sipas dispozitave të ligjit, gratë myslimane nuk mund të veshin burka në vendin e punës, nëse ata janë të punësuara në sektorin publik, gjyqësor dhe në ushtrinë gjermane.
Partitë gjermane të djathta kërkuan nga Qeveria e kancelares Angela Merkel, një ndalim total të burkas në publik. Franca është i vetmi vend evropian, ku burka ka qenë e ndaluar që nga viti 2011.
Më shumë se një milion emigrantë erdhën në Gjermani në 18 muajt e fundit, shumica e tyre nga Lindja e Mesme.
Një numër i vogël i grave myslimane gjermane veshin burka.
Ndalimi burkas është marrë si nevojë për integrimin e emigrantëve në standardet e shoqërisë gjermane, por edhe për arsye sigurie ngase fsheh tërësisht identitetin.
Gjermania u ekspozua ndaj disa sulmeve xhihadiste terroriste, prej të cilëve më i rëndi ishte ai në Berlin, në tregun e Krishtlindjeve, kur xhihadisti me një kamion të vjedhur hyri me makinë në mes të vizitorëve, duke vrarë 12 persona.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër