Lajme

Gjermania: BE do t’i pranojë ata që i ikin dhunës në Ukrainë

Bashkimi Evropian do të pranojë të gjithë njerëzit që i ikin dhunës së shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, ka thënë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

“Neve na duhet të bëjmë gjithçka për të pranuar pa vonesa njerëzit që janë duke iu ikur bombave, tankeve”, u ka thënë ajo gazetarëve, teksa ka arritur në Bruksel për një takim me homologët e saj evropianë.

“Ne kemi provuar gjithçka për të shmangur këtë ditë (të pushtimit), mirëpo presidenti rus ka zgjedhur luftën në vend të jetëve të njerëzve. Për këtë arsye, ne do të marrim të gjithë njerëzit që janë duke ikur tani”, ka thënë Baerbock, duke shtuar se ajo ka nisur të koordinohet për shpërndarjen e refugjatëve ukrainas me shtetet si Polonia dhe Kanadaja.