Fotolajmi
Gjermania ashpërson rregullat e azilit
“Ne duam, që të mos shtrohen aspak kërkesa nga ata që nuk kanë perspektivë për njohjen e së drejtës së azilit”, argumentoi ministri i Brendshëm kristiandemokrat, Thomas de Maizière ndryshimet e ndërmarra të një sërë ligjesh për të drejtën e azilit, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
Paketa ligjore synon, që të përshpejtohet vendimmarrja për ata që fitojnë azil dhe ata që nuk fitojnë azil.
Kush nuk ka të drejtë për azil, sipas përfytyrimit të ministrit të Brendshëm duhet të kthehet shpejt në vendin e origjinës.
Kush ka të drejtë për azil, duhet të mund të integrohet më shpejt dhe më mirë.
Me ndryshimet e ligjit refugjatët në të ardhmen duhet të qendrojnë në strehimoret e pranimit fillestar derisa të vendoset për kërkesën e tyre. Kërkesat duhet të shqyrtohen shumë më shpejt. Federata merr përsipër një pjesë të madhe të kostove prej komunave të mbingarkuara. “Joshje të reme” duhet të shmangen, në mënyrë që njerëzit të mos aplikojnë për azil duke u nisur nga arsyet ekonomike. Gjatë periudhës së shqyrtimit të kërkesës së azilit ndihmat do të jenë më pak në para dhe kryesisht në ushqime.
Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova do të shpallen përfundimisht vende të sigurta.
Në të ardhmen do të ketë dy kategori refugjatësh. Refugjatë nga vendet e treta të sigurta këtej e tutje do të kenë më pak shanse për qendrim në dallim me ata që kanë “perspektivë pranimi”.
Atyre, njohja e azilit të të cilëve është e mundshme, do t’u ofrohen më shpejt kurse gjuhe dhe intergimi dhe do të lejohen më shpejt të hynë në punë. Refugatët nga vendet e treta të sigurta në të kundërt nuk do të lejohen të punojnë. Refugjatët e refuzuar duhet të dëbohen më shpejt.
Ekologjistët abstenuan me votën e tyre për ligjin e azilit.
Me këtë ata deshën të bëjnë të qartë, se ndonëse i mbështesin pjesë të caktuara të ligjit, si mbështetjen më të madhe financiare të federatës për komunat, nuk janë dakord me pjesë të tjera.
Grupi parlamentar i të gjelbërve është kundër detyrimit të refugjatëve që të qendrojnë në strehimoret e pranimit të emergjencës.
Deputetët e unionit kristiandemokrat të kancelares Merkel e ndjekin me sfrocim gjithnjë e më të madh politikën e saj.
Ndaj ligji është edhe një lëshim kundrejt anëtarëve konservatorë të partisë, që po kërkojnë gjithnjë e më qartazi kufizimin e numrit të refugjatëve.
Për kontrolle më të ashpra kufitare dhe për më shumë izolim kundrejt vendeve europiane fqinjë u shpreh grupi parlamentar i kristiansocialëve të Bavarisë.
Ish-ministri i Brendshëm, Hans-Peter Friedrich shprehu keqardhje që nuk u miratuan “zonat e tranzitit” të parashikuara në projektligj.
Ai kërkoi të rivendoset “integriteti territorial i Gjermanisë dhe i Europës”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra