Bota
Gjermania ashpërson kontrollin e kufijve
Shtohen kontrollet në pikat kufitare të Gjermanisë
Nga ngjarja e fundit në Gjermanni është bërë e ditur se nga tani do të ketë ashpërsim në kontrolle, veçmas në pikat kufitare të Gjermanisë. Ngjarja e një libanezi i quajtur Ibrahim Miri, që shquhet si shefi i një klani kriminal në Gjermani, ka qenë i dëbuar, mirëpo pas një kohe të shkurtër është kthyer në mënyrë ilegale në Gjermani dhe ka paraqitur kërkesë për azil.
Shkaku i këtij rasti, Minisistria e Brendëshme e Gjermanisë ka dhënë një njoftim që do të shtohen kontrollet në pikat kufitare të këtij shteti, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, ka urdhëruar ashpërsimin e kontrolleve nëpër kufij dhe zgjerimin e kontrollit edhe brenda vendit. “Rasti Miri është test për demokracinë tonë. Nëse nuk imponohet shteti ligjor, atëherë qytetarët do të humbin besimin në sistemin e gjithëmbarshëm të azilit”, ka paralajmëruar Seehofer.
Sipas kësaj thuhet se qëllimi i ashpërsimit të kontrolleve është të gjenden personat të cilët përkundër ndalesës së kthimit në Gjermani, ata qëndrojnë në këtë vend.
Nga ana tjetër, kujtojmë se Gjermania pas krizës së refugjatëve të vitit 2015 ka futur kontrolle në kufijtë e saj me Austrinë, por deri tani ato janë zbatuar sipas mostrës së rastësishme. Mirëpo, nga tani kontrollet do të jenë më të shpeshta dhe strikte. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur