Bota

Gjermania aplikon limit të shpejtësisë nëpër autostrada

Gjermania parashikon një limit të shpejtësisë në 130 km / h, e cila do të hyjë në fuqi në vitin 2023.

Një pjesë e masave të reja vjen për shkaqe mjedisore të ndërmarra nga autoritetet në Gjermani, e kjo ka reflektuar edhe në reduktimin e shpejtësisë së autostradave lokale, shkruan albinfo.ch.

Një komision i posaçëm është ngritur për zbatimin e tyre. Përveç zvogëlimit të shpejtësisë maksimale të autostradave, ajo ofron rritje të mëtejshme të akcizave për karburantet dhe kuota për automjetet elektrike.

Dokumenti në dispozicion, që e kishte siguruar Reuters, aplikon një limit prej 130 km / h. Kjo, së bashku me masa të tjera, rritja e taksave të akcizës së karburanteve, heqja e stimujve tatimorë për makinat me naftë dhe rritja e kuotave për shitjen e hibridëve dhe automjeteve elektrike, duhet të hyjë në fuqi në Gjermani në vitin 2023

Tani për tani, Gjermania është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka kufizime maksimale për shpejtësinë e disa autostradave. Pra, këto rrugë janë bërë legjendare, sepse vazhdojnë të tërheqin tifozët e makinave të shpejta dhe të fuqishme.