Lajme
Gjermania akuzon Elon Musk për influencim në zgjedhje duke përkrahur AfD-në

Qeveria gjermane ka akuzuar njeriun më të pasur të botës se po përpiqet të influencojë në zgjedhjet e ardhshme. Gjermania pritet të mbajë zgjedhjet në muaj shkurt dhe akuzon Elon Musk se është përpjekur të mbështesë me artikuj partinë e ekstremit të djathtë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD).
Këto akuza janë mohuar nga partia në fjalë, ndërkohë që redaktori i gazetës Welt am Sonntag dha dorëheqjen në shenjë proteste.
Musk, i cili pritet të shërbejë si këshilltar i jashtëm i administratës së re të Donald Trump, mbështeti AfD-në si shpresën e fundit të Gjermanisë në një shkrim opinion për këtë gazetë.
“Është e vërtetë që Elon Musk po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet federale me postimet në X dhe shkrimin e tij në gazetë” – tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Musk, personi më i pasur në botë, ka mbrojtur të drejtën e tij për të ndërhyrë në politikën gjermane për shkak të “investimeve të tij të mëdha” dhe ka lavdëruar qasjen e AfD-së për taksat dhe liberalizimin e tregut.
AfD-ja aktualisht është në vendin e dytë në sondazhet e opinionit, pas konservatorëve të opozitës kryesore dhe mund të jetë në gjendje të pengojë një shumicë të qendrës së djathtë ose të qendrës së majtë në zgjedhje. Partitë kryesore të Gjermanisë kanë premtuar se nuk do të bashkëpunojnë me AfD-në në nivelin kombëtar.
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë