Lajme
Gjermania acaron edhe më tej raportet me Rusinë, thërret ambasadorin rus në Berlin
Qeveria gjermane thirri ambasadorin rus të enjten lidhur me dëbimin e dy gazetarëve gjermanë, ndërsa e akuzoi Moskën për përhapjen e lajmeve të rreme lidhur me trajtimin e mediave ruse në Gjermani.
Rusia tha një ditë më parë se do të dëbonte një gazetar dhe një kameraman të kanalit televiziv gjerman ARD si një përgjigje simetrike ndaj veprimit gjerman lidhur me dëbimin e dy gazetarëve të rrjetit rus “Channel One”. Berlini mohoi të kishte dhënë urdhër për dëbimin e gazetarëve rusë.
“Dëbimi i ekipit të gazetarëve të rrjetit ARD nga Rusia është i papranueshëm dhe justifikimi është thjesht i gabuar dhe gënjeshtër. E dënojmë këtë veprim në termat më të ashpra dhe për këtë arsye kemi thirrur ambasadorin”, tha Annalena Baerbock, ministre e Jashtme e Gjermanisë.
Kryediplomatja gjermane tha se vendi i saj e ka përjetuar betejën propagandistike që nga fillimi i luftës. (A2 Televizion)
E-Diaspora
-
Një delegacion nga Tetova, në Danimarkë Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po qëndron në Danimarkë, atje ku me bashkatdhetarët shqiptarë...
-
Danimarkë: Mërgimtarët shqiptarë festojnë 28 Nëntorin
-
Afërdita e bën hit botëror fabrikën e qelqit ku punon si shefe personeli
-
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i mahnitur nga arritjet e mërgatës shqiptare në Zvicër
-
Ansambli “Vatra” kremton Festën e Flamurit Kombëtar
Jeta në Zvicër
-
A është e drejtë që banorët e huaj të mos kenë më shumë të drejta në Zvicër? Më 24 nëntor votuesit në Basel-City kundërshtuan një propozim për t’u dhënë shtetasve të huaj që...
-
Sa leje pune do të japë Zvicra në vitin 2025?
-
Si mund të merrni një kartë më të lirë të udhëtimit me tren në Zvicër tani
-
Transplantet zvicerane të organeve arritën nivelin rekord në vitin 2023
-
Cyrihu do të testojë shërbimin e automatizuar të transportit publik